Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar lejen e ndërtimit të dhënë nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit ku thuhet se është dhënë leja për ndërtimin e objektit Kompleks Turistik ‘Prestige Holliday Resort’.
Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se është ‘koha për t'i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!’
Postimi i plotë:
Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se "Prestige Resort" ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.
Koha për t'i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!