Berisha: 320 mln euro për Lekaj-Fier, meremetimi kushton dy herë më shumë se ndërtimi nga e para

Premte, 02 December 2022 08:16

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar sot një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Berisha komentoi rrugën Lekaj-Fier për të cilën është parashikuar një investim 320 mln euro. Berisha tha se meremetimi kushton dy herë më shumë se ndërtimi nga e para.

"Ju keni lexuar, se si mediat e huaja, eksponentë të huaj, vend i varfër, qytetarë të varfër. Jo nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Se ne jemi ata që në vitin 2013 i kishim rrogat më të larta se Maqedonia, Serbia, Bosnja, i gjithë rajoni. Dhe e nisëm me rrogën e tretë më të ulët në botë, kishim pas vetëm Ugandën dhe Angolën.


E çfarë ndodhi? Prap kemi rrogat më të ulëta, paguhemi 20-30 % më pak se në Kosovë. Pse kështu. Sepse kjo qeveri, vetëm vjedh. Kjo qeveri në këto 9 vite ka rritur nga 62.6 % që e dorëzuam në shtator të vitit 2013 në 107%. Ne e rritëm borxhin nga 58.4 në 62.6, e rritëm 4.2 %. Me rritjen e borxhit ne dyfishuam rrogat, pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë, ndërtuam mijëra shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime në të 4 anët e vendit. Subvencionuam mijëra fermerë. Si dhe pse ndodhi, pse kjo. Për faktin e thjeshtë se ne nuk ndërtonim një rrugë me çmim 8 herë se në Europë. Jo, rrugët në Shqipëri ndërtoheshin me një çmim 20-30 % më të ulët se në Europë.

Rrugët e mëdha që të gjitha i kemi ndërtuar me kompani të mëdha evropiane. I kemi ndërtuar me garë të hapur, në përputhje me të gjitha manualet e ndërtimit, të cilat nuk kanë kurrë çmime të tilla përrallore. Sot rruga Lekaj-Fier, të cilën secili prej jush kush e di sa herë e ka bërë, tani ç’bënë.

Morën 320 mln euro për të bërë rrugë anësore dhe rikonstruksion që i bie 7 mln euro kilometri. Ndërkohë, ajo rrugë në segmentin Lushnje-Fier është ndërtuar me 1.2 mln euro kilometri dhe nga Shkëmbi i Kavajës në Lushnje është ndërtuar me 2 mln euro km. Meremetimi 2 herë më shumë se ndërtimi nga e para. Vjedhje, vjedhje e vetëm vjedhje. Nuk mund të ketë asnjë arsye tjetër."-tha Berisha.

Modifikuar më Premte, 02 December 2022 08:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...