Të mërkurën, në mediat pranë qeverisë u përhap një tekst i njejtë: më 6 dhjetor, administrata dhe shkollat në Tiranë do jenë pushim.
Lajmi u përhap me shpejtësi kudo dhe nuk u vu kurrë në diskutim nga qeveria e Edi Ramës.
Nuk kishte asnjë arsye, kjo pasi lajmi ishte shpërndarë nga vetë dora e Edi Ramës në kontaktet mediatike.
Por disa ditë më vonë, në një dalje mediatike, kryeministri Edi Rama tha se lajmi ishte i rremë.
Nuk sqaroi aspak se përse nuk ishte përgënjeshtruar ky lajm që në momentet kur doli, nuk tha se pse ishte shpërndarë nga vetë kabineti i tij, por si zakonisht sulmoi mediat.
Por përse vendosi të tërhiqej Edi Rama nga ky vendim?
Arsyeja u shpjegua nga kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili tha se dita e pushimit u anulua për shkak të frikës se qytetarët do dilnin në protestë.
Ndërkohë, opozita ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e saj në bulevard, përpara kryeministrisë.