Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër Ballkanit të Hapur.
Në fjalën e tij me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt këtë projekt dhe marrëdhënie bilaterale mes Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.
Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.
Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.
Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten.
E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme.
Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë.