Hysenbelliu deklaroi se duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën kryeministri Rama mori këtë vendim me zëvendës kryeministren Balluku
“Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit. Për të gjitha godinat bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet gjithashtu, punëtorët i kemi pasur të gjithë me sigurime . Pse nuk i bëri këto veprime në shtator kryeministri? Ai vajti dhe i çoi njerëzit barbarisht në mes të pushuesve dhe dha një sinjal.
Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë ky veprim është i akorduar mes zonjës Balluku dhe Ramës. Kemi informacione që janë afër njëri-tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë me të gjitha institucionet që ka ajo. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar
Më vjen shumë keq për këtë veprim që e shohin shqiptarët, nuk më ka ndodhur të më shkruajnë kaq shumë që janë në krahun tim. Kjo nuk është mirë për investitorët e huaj. Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama? Sepse kërkon vijën editoriale. Familja ime është e prekur kur e sheh dhe unë i kam dhënë kurajo.
Edhe në kohën e Enver Hoxhës njerëzit flisnin, sot ai i ka terrorizuar. Sot ka investitorët që kanë frikë të marrin në telefon se janë të terrorizuar”, tha Hysenbelliu.