Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët pas përfundimit të procesit të primareve në pjesën më të madhe të degëve.
"Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve", theksoi Berisha.
Kreu i PD krahasoi zhvillimet në PD me ato në PS, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide se çfarë ndodh brenda "bodrumit PS".
"Imagjinoni për një moment, këtë gjallëri, aktivitet, transparent publik para medieve dhe shqiptarëve, në zhvillimet në skutat mafioze të partisë tjetër, tek e cila siç e dini, njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, të dhënë seç ndodh brenda atij bodrumi, apo shpelle, përveç klithmat prokolalike të përditshme, nga mëngjesi deri në darkë të asaj force politike që gjithçka mund të jetë, por jo demokratike, tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit që quhet PS, por tashmë e kthyer në orgjinë", tha ai