Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen nesër, më 6 dhjetor, në protestën që do të mbahet nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në një mesazh të publikuar sot në rrjetet sociale, Ilir Meta ka uruar së pari Partinë Demokratike për procesin e saj "civilizues" siç e cilësoi, të primareve, që ka nisur për të zgjedhur kandidatët më të mirë për në zgjedhjet vendore. Më tej, Meta ka përforcuar thirrjen për të dalë në protestë.
“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara!- shkroi Meta dhe shtoi: "Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! “