Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka kushtëzuar lëvizjen e qytetarëve në Tiranë dhe në zonat periferike të kryeqytetit.
Rruga nga Rinasi në mbikalimin e Qafë-Kasharit do të jetë e bllokuar plotësisht deri në përfundimin e punimeve të samitit, ndërsa për personat që kanë orare udhëtimi do të mund të përdorin rrugë alternative, nga Vora apo nga Kamza për të shkuar në Aeroportin “Nënë Teterza” ku autoritetet aeroportuale kanë njoftuar se udhëtarët duhet të jenë 4 orë përpara në aeropot për shkak të kushteve të rritura të sigurisë.
E bllokuar do të jetë Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas nga mbikalimi i Qafë-Kasharit deri tek ish-sheshi Shqiponja, por qytetarët mund të qarkullojnë në këtë aks duke përdorur rrugët dytësore, të cilat do të jenë të hapura. I bllokuar do të jetë edhe aksi i Unazës nga ish-sheshi Shqiponja deri në mbikalimin e Saukut, ku gjithashtu qytetarët mund të lëvizin vetëm në rrugët dytësore.
Sa i përketë aksit Tiranë Elbasan, do të jetë I hapur deri në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku më pas mjetet do të orjentohen drejt Unazës Lindore për të hyrë në Tiranë. Aksi nga Rrethrotullimi i TEG-ut, mbikalimi i Saukut e deri tek stadium Air Albania do të jetë I bllokuar plotësisht, e banorët e zonës mund të lëvizin vetëm duke përdorur rrugët e brendshme alternative.
I gjithë perimetri I vogël, nga Ura e Lanës, Bulevardi bajram Curri, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza e deri tek Rruga e Elbasanit do të jenë të bllokuara plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët, e për punonjësit e institucioneve aty pranë, Policia ka orjentuar edhe lëvizjen e tyre në këmbë, pas kontrollit të imtësishëm.