“Rrethet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – shkruan Novosti që citon burime të saj jozyrtare.
Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t’i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiqin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i supremacisë ekonomike dhe politike të vendit tonë në të gjithë rajonin..