Këtë martë, më 6 dhjetor, mbahet në Tiranë Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në samit priten të marrin pjesë këta liderë të BE-së: Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen; Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel; Presidenti i Francës, Emmanuel Macron; Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz; Kryeministri i Greqisë; Kryeministri i Hungarisë; Kryeministrja e Italisë; Kancerlari i Austrisë; Kryeministri i Belgjikës; Presidenti i Bullgarisë; Kryeministri i Kroacisë; Presidenti i Qipros; Kryeministri i Çekisë;
Kryeministrja e Danimarkës; Kryeministrja e Finlandës; Kryeministri i Irlandës; Kryeministri i Letonisë; Kryeministri i Lituanisë; Kryeministri i Luksemburgut; Kryeministri i Maltës; Kryeministri i Holandës; Kryeministri i Polonisë; Kryeministri i Portugalisë; Presidenti i Rumanisë Kryeministri i Sllovakisë; Kryeministri i Sllovenisë; Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson; Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e pati me mëdyshje pjesëmarrjen, por më vendosi të vinte duke gjykuar se mospjesëmarrja do të ishte një humbje për vendin e tij. Serbinë.
Temat kryesore do të jenë lufta në Ukrainë, emigracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe forcimi i sigurisë nga ndërhyrjet e huaja.