Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para nisjes së Samitit të BE në Tiranë se në fund të këtij viti do të aplikojnë për në BE.
Për gazetarët, ajo tha se këtu nuk është vendi për të dialoguar me Serbinë, por theksoi se duhet të përqendrohen te njohja e ndërsjelltë.
"Është një sipërmarrje shumë e rëndisshme. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më proeuropian, kemi treguar përkushtim ndaj vlerave të BE.
Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra.
Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim në fund të këtij viti. Është një takim mes BE dhe Ballkanit, jo një takim për negociata mes Kosovës e Serbisë," tha Osmani.