Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Serbisë, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.
Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi seL “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiç, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.
Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrimë dorën e bashkëpunimit edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialogu që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë