Zbardhet skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në sheshin 'Skënderbej; apo dhe në vende të tjera.
Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30.
Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.
PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës.
Siç shihet nga pamjet, kjo është një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.