Interesi i medieve të huaja për protestën e opozitës është shumë i lartë.
Qindra gazetarë të huaj kanë mbërritur në Tiranë për shkak të samitit, por tani po raportojnë edhe për protestën masive të opozitës.
Ndërkohë Zëri i Amerikës po e transmeton live protestën e opozitës shqiptare.
“Protesta e përkrahësve të ish-kryeministrit Sali Berisha për të denoncuar korrupsionin qeveritar pak metra larg sallës së takimit të nivelit të artë Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor,” raporton VOA.