Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës.
Meta u shpreh se Rama orkestroi sot ngjarjen ku sot u sulmua Sali Berisha dhe nuk hezitoi atë ta quante një skizofren.
‘Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë, por sot besoj se është shuam e qartë:
Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.
Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz.
Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës ‘Liri a vdekje’, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!’, tha kreu i PL-së, Ilir Meta.