Gjatë fjalës së saj, Meloni u shpreh se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Integrimi/anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE vlen për Shqipërinë, Bosnjen, etj. Ne sigurisht që e mbështesim anëtarësimin e tyre. Janë hapa që bëhen nga të dyja palët dhe që kërkojnë kohë”, tha Meloni./Opinion