Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi sot disa nga fotot më pikante nga protesta e djeshme, shoqëruar me një falënderim.
“Mirënjohjet më të pakufishme!
'Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ky samit është një mundësi që shqiptarëve t’ju dëgjohet zëri.
Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do të donim të ishim. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, mediave, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare',” shkruan Berisha.