Shembja e “Prestige Resort” dhe dhuna ndaj Sali Berishës, shkrimtari Edmond Tupe: Rama, përtej të marrit

E Enjte, 08 December 2022 09:15

Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupe ka ngritur alarmin për situatën në Shqipëri. Sipas tij, dhuna në Shqipëri është kthyer në normale dhe kur dhunohet një ish-President, ish-Kryeministër dhe kryetar i opozitës për qytetarët e thjeshtë siguria është zero.

 

“Ne po mësohemi me dhunën, kur një ish-Kryeministër, deputet, dhunohet, po ne që nuk jemi asgjë çfarë mund të na presë?! Gjithë dyert e shtetit i janë hapur dhunës. Mirëserdhe zonja dhunë.

Jam i skandalizuar, si mund të ndodhë një gjë e tillë. Berisha është figurë politike, kryetar partie, ka qenë President e Kryeministër. Ky njeri duhej mbrojtur nga Policia e Shtetit. Ku ishte Policia e Shtetit? Duhet të ishte Policia, të paktën të ishte sa për të larë gojën sepse Berisha është figurë. Imagjinoni Ramën nesër në opozitë, si do veprojnë nëse ai dhunohet. Kjo gjë që ndodhi ishte një alarm i madh. Ka reaguar Evropa e shtypi mbarë. Sepse është pikëpyetje si mund të futet një shtet i tillë në gjirin e BE-së. Jemi kundërshtarë, por ka edhe fisnikëri. Ai që është në pozitë tregon një farë fisnikërie ndaj opozitës. Mendoj se sikur ta kishte ditur Rama këtë, duhet të ndërhynte.

Policia duhet të merrte masat, përveç masave që kishte marrë vetë PD-ja. Mirëpo, me sa duket, këtu Rama ka kujtuar se kjo do sillte ujë në mullirin e tij, por kjo solli ujë në mullirin e Berishës. U kthyem pak si shumë në diktaturë. Ndjenja e frikës ka hyrë në çdo vatër familjesh shqiptare. Kur sulmohet një figurë e tillë, çfarë ngel për të tjerët? Puna është që u godit një figurë madhore e politikës.

Për të ardhur keq që zonja ambasadoreshë, që populli e quan Kimete thotë se nuk duhet të ndodhte kjo me një pjesëtar të Parlamentit. Ajo mund të thoshte se u godit një ish-President apo Kryeministër, nuk do e hiqnin nga puna”, tha Tupe në një intervistë për “News 24”.

Ndërkohë, duke analizuar një tjetër akt të pak ditëve më parë, atë të shembjes së “Prestige Resort”, Tupe tha se Kryeministri ka shkuar përtej të marrit.

“Që nga momenti kur Kryeministri dënon haptazi me forcë lirinë e shtypit, duke i çuar njerëzit për riedukim, duke më kujtuar kohën e shkuar kur çonin fëmijët. E shtyn drejt një veprimi prej të marri. Sepse një ndërtesë e tillë, në fund të fundit, pse duhet të ishte shembull.

Këtu kalojmë te pjesa e errët e nënvetëdijes së Kryeministrit. Te njeriu fle e mira dhe e keqja. Të keqen duhet ta mënjanojmë. Duhet që e mira ta mbyllë të keqen në një qoshe. Është brenda dialektikës së sendeve. Të dimë ta mbizotërojmë. Shyqyr që nuk kam më biçikletë, sepse do dilte një vendim qeverie që do ma merrte”, tha Tupe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...