Mediat britanike ‘kryqëzojnë’ ambasadorin shqiptar: U tall me numrin e madh të atyre që po vijnë me gomone

E Enjte, 08 December 2022 10:51

 

Mediat e mëdha britanike kanë ‘kryqëzuar’ ambasadorin shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, i cili bëri një paraqitje skandaloze në seancën e djeshme në Komisionin e Punëve të Jashtme të parlamentit britanik.

Ambasadori ishte i ftuar për të diskutuar për eksodin masiv të shqiptarëve drejt Britanisë.

 

“Ambasadori shqiptar e shpalli shtetin e Ballkanit ‘të sigurt’, pavarësisht numrit të madh të emigrantëve që po kërkojnë azil në Britaninë e Madhe,” shkruan gazeta e madhe britanike, ‘The Sun’.

 

“Ambasadori i Shqipërisë e shpalli dje shtetin ballkanik ‘të sigurt’- duke u tallur me numrin e madh të të ardhurve me gomone këtu duke kërkuar azil. I dërguari Qirjako Qirko e bëri komentin gjatë një debati të ashpër me deputetët”, thekson gazeta.

“Kritikët kanë argumentuar prej kohësh se, larg të qenit viktima të skllavërisë moderne, shumë prej atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla, janë emigrantë ekonomikë. Një e treta e 33 mijë personave që kaluan Kanalin mes janarit dhe shtatorit ishin nga Shqipëria- një rritje e madhe në krahasim me tre përqind të regjistruar në vitin 2021. Qirko tha se do të mbështeste planet për kthimin e shpejtë të emigrantëve, duke deklaruar se vendi i Europës Lindore është i sigurt. Por ai u shmang pyetjes nëse mendonte se Britania nuk duhet të njohë kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë,” shkruan ‘Sun’.

Pikërisht kjo kokëfortësi nga ana e ambasadorit, solli një reagim të ashpër nga deputeti konservator, Tim Loughton.

Ky i fundit e pyeti Qirkon nëse kryeministrit Edi Rama ia ndjente për të gjithë këtë. “Këta janë njerëz që mund të punojnë dhe paguajnë taksa në Shqipëri,” tha ai. “A nuk shqetësoheni për largimin e personave të kualifikuar?”

“Unë po të bëj thjesht një pyetje të arsyeshme, se cila do të ishte përgjigjja e qeverisë shqiptare, sepse ky është çelësi nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do ta miratojë këtë projektligj apo jo”.

Qirko tha se ai nuk shihte se një problem i tillë ekziston ndërsa deklaroi se zgjidhja për emigrimin e paligjshëm është që shqiptarët të mund të emigrojnë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se Britania e Madhe ka vende pune të paplotësuara dhe ka nevojë për emigrantë.

Modifikuar më E Enjte, 08 December 2022 12:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...