Gazetari Armand Shkullaku deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se sulmi ndaj Sali Berishës është një akt i paprecedentë. Se kush qëndron pas këtij sulmi, Shkullaku tha se qartazi është një akt i kurdisur.
"Ska ndodhur më parë, akt shumë i rëndë, nuk lidhet vetëm me Berishën por goditje ndaj opozitës.
Po u bënë më shumë se 2 koincidenca nuk është më koincidencë. Përfaqësues të mazhorancës, në media e në qeveri u fry me të madhe që do ketë incidente, etj etj.
Para kësaj u ngrit një alibi dhe nga përfaqësues të mazhorancës që agjentët e kremlinit po organizojnë demonstratë në Tiranë.Nga Niko Peleshi e me radhë, imagjino. Kishte kohë që ishte mbarsur me një frymë kundër opozitës dhe manifestimit paqësor. Koincidenca e tretë është fakti që Berishën mund ta gjesh në çdo kohë për ta goditur.
Gjëja e parë, në 12 e 24 ndodhi gjëja, pastaj thash se do përplaset turma me policinë. Mendoj se janë të gjitha këto, por më tepër si u soll me këtë ngjarje, më bën të besoj se është e kurdisur. Si me ngjarjen e Elbasanit qeveria."-tha Shkullaku.