Skandali me hetimet/ 'Klani i Kim në SPAK po denoncon klanin e Ramës'

Saturday, 10 December 2022 10:55

 

Nga Ylli Manjani

Jo me klane, po me veprime.
****


Jam 100% i bindur se kallëzimi që gazetari bën ndaj dy prokurorëve të SPAK, është rrjedhje e qëllimshme e informacionit nga brenda.

Dyshimi im është që "klani i Yurit" brenda SPAK, denoncon "klanin e Ramës" po aty.

Se SPAK- aktualisht kështu është ndarë...

Sidoqoftë është në interes të drejtësisë kjo përplasje aty brenda.

Po dalin prova evidente që vërtetojnë katërcipërisht ato që kemi thënë për inceneratorët, se SPAK nuk ka kryer hetime të plota, por ka nxituar të bëjë arrestime show dhe ka ngritur akuza të papjekura, pa provuara dhe pa logjikë ligjore.

Dukshëm, skema ka qenë që të arrestohen e dënohen ca njerëz dhe kështu humbet vemendja dhe shpëtojnë kokat e vërteta.

Përplasja e brendshme e tregon qartë se ka ende nevojë për hetime më lart sesa Lefter Koka dhe, duhet analizuar mirë e gjithë lëvizja e parave.

Emailet e K.Z., lëvizjet e parave të koncensionarit, deklarimet e drejtoreshës së Damianit, skema e evazionit me faturime fiktive dhe, lidhjet e bisnesmenëve me vendimmarrësit janë totalisht të pahetuara.

Tashmë është e qartë që ky hetim është i paplotë dhe me kosto të lartë sepse janë arrestuar e akuzuar njerëz, krejt kot. Të paktën deri më sot, kështu duket.

Zgjidhja e drejtë në këto kushte është:
1. Ngritja e një grupi të ri hetimor.
2. Bashkimi i të gjitha hetimeve për inceneratorët një një të vetme.
3. Gjykata duhet të kthejë për hetim të gjitha akuzat e papjekura që janë ngritur deri tani.
4. Lehtësim të masave të sigurisë për të arrestuarit e derisotëm.
5. Kryerje e hetimeve të gjithanshme të thella e të plota mbi çdo aspekt.
6. Pezullim i veprimtarisë tregëtare dhe të pagesave për incenerim, deri në përfundim të hetimeve.

Nëse duan ta zbardhin këtë çështje, duhet të marrin këto masa dhe t'i lënë spiunllëqet kundër njëri-tjetrit nëpër gazetarë.

Ta lënë edhe Yurin edhe Ramën në punë të vet. SPAK është krijuar për të hetuar këtë të fundit, mos e harroni!

Ky duhet të jetë objektiv kyç i drejtuesit të ri të SPAK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...