'Ligësi tragjike, pas vrerit të hedhur mbi truprojat e Dr. Berishës'

Saturday, 10 December 2022 19:49

Personalisht e njoh mirë krejt linçimin njerëzor, sepse kam qenë më shumë se njëherë viktimë e tij. Si te Teatri, ashtu edhe te aksidenti alpinistik në Munellë.

Shqiptarët, një pjesë syresh-por një pjesë që ndërron vend, janë një racë e stërvitur fort në mungesë empatie dhe në shpalosje dijesh të epërme, si aty ku dinë diçka, por sidomos ku nuk dinë as më të vocklën gjë.

I tillë qe rasti i grupit të sigurisë së Doktor Berishës. Vreri i hedhur mbi ta ishte nga të hasurit edhe më parë ndër bedenat e Facebook-ut, por deprimues gjithsesi. I një vrazhdësie dhe çarturie të tillë sa, në vend t’i bënin gjyqin goditësit, iu sulën truprojeve. Sikur ta kishin goditur ata Doktorin!Kjo fsheh një ligësi tragjike në thelb: përçartjet mbi viktimën në vend të agresorit. Pjesë e bëshme e kësaj taktike është devijimi i thelbit të ngjarjes. Dhe thelbi i ngjarjes ishte goditja e shefit të opozitës së një vendi në të cilin pushteti ka gjithçka.

Medet Zotit, deri edhe te pisqollat shëtitëse të Facebook-ut e televizioneve, disa prej të cilëve mund të kenë mend, por jo dhimbsuri!

Unë nuk i qes dot në dritë, por një llambë mbi ta mund ta hedh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...