Meta me strukturat e PL: Rilindja shkatërroi Durrësin! Do të ndalim shpopullimin dhe do të rrisim pagat

Saturday, 10 December 2022 19:55

“Durrësi është prioritet i Partisë së Lirisë që të tërheqim investime direkte e indirekte, të rrisim eksportet dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm eksportues, të krijojmë vende të reja pune dhe t'i japim fund njëherë e përgjithmonë shpopullimit të vendit, të rrisim pagat mesatare në vend.”-tha Meta.

Ish-Presidenti i vendit u shpreh se edhe pse Durrësi është qyteti i dytë për nga rëndësia, nuk ka një kinema, një qendër inovacioni për të rinjtë që të zhvillojnë dhe projektet e tyre. Sakaq, ai përmendi problematikën e kanalizimeve pasi ky qytet përmbytet me 10 minuta reshje shiu

"Ju luteni që dhe në gusht mos të bjerë një vesë shi se përmbyteni. Rilindja ndërton më parë një velierë korrupsioni se sa bën kanalizimet për durrsakët. Betonizimi pa kriter e ka lënë Durrësin pa parqe e lulishte. Nismat e qeverisë kanë synuar grabitjen e pronave detare në vend të një zhvillimi që do i sillte përfitime çdo qytetari të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.”-tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...