Sulmi ndaj Berishës, ministrja e Jashtme e Kosovës: Jam shumë e indinjuar, institucionet në Shqipëri reaguan shumë vonë

Diel, 11 December 2022 11:08
 
 

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka dënuar me forcë sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe opozitës, Sali Berisha.

Gjatë një interviste për ATV në Prishtinë, Gërvalla ka akuzuar edhe institucionet në Shqipëri, se kanë reaguar shumë vonë, për të dënuar dhunën ndaj Sali Berishës.Ministrja e Jashtme e Kosovës, është shprehur se Sali Berisha ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i interesuar për Kosovën, dhe respekti për të është i pakrahasueshëm me të tjerë në Shqipëri.

 

Pjesë nga intervista e Donika Gërvallës:Kam pasur privilegjin dhe nderin e jashtëzakonshëm të njoh doktor Sali Berishën në rrethana tërësisht të tjera dhe e di që është një ndër njerëzit në Shqipëri, të cilët kam takuar, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme gjithmonë është interesuar për Kosovën.

Kam pasur fatin ta njoh nga afër në kulmin e lëvizjes studentore, ku doktor Berisha identifikohet me rrëzimin e diktaturës. Unë e di që për çdo figurë ka komente të kësaj natyre, apo asaj natyre, por jam dëshmitare e asaj kohe kur doktor Berisha i doli zot studentëve, si dhe më pas edhe shumë intelektualë të tjerë, e të gjithë së bashku më pas sollën ndryshimin dhe rrëzuan diktaturën.

Unë kam qenë pjesë e grevës së studentëve, e shkurtit 1991, ku nuk bëhej më fjalë për sistemin për pluralizëm partiak, sepse ai kishte ndodhur, por zgjedhjet ishin manipuluar në masë dhe kulti i diktatorit ishte ende shumë prezent në institucione. Prandaj studentët, kemi qenë 740 e ca studentë, kemi hyrë në grevë deri kur qytetarët kanë rrëzuar shtatoren e diktatorit dhe e kanë sjellë me kamion te studentët dhe greva ka përfunduar.

Prandaj të përjetosh pamje të tilla që të goditet me dhunë, ish-kryetari i shtetit shqiptar, ai që identifikohet me rrëzimin e diktaturës nga një rrugaç në rrugë, për mua janë pamje shumë të rënda. Jo vetëm që e dënoj çdo lloj dhune, por këtë dhunë që kam parë ndaj presidentit Berisha mua më ka prekur jashtë mase dhe jam shumë e indinjuar që nuk ka pasur reagim më të shpejtë nga institucionet në Shqipëri për ta dënuar dhunën ndaj presidenti Berisha, por që ka pasur një farë mënyre ‘hajt se kështu është ky, problematik’, prandaj respekti im për të si personalitet, duke i llogaritur edhe gabimet që gjithkush nga ne në një rrugë të gjatë politike mund të bëjë, është i pakrahasueshëm me të tjerë në Shqipëri.

Modifikuar më Diel, 11 December 2022 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...