Berisha: Besimi i demokratëve u shkelmua, po bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën

Diel, 11 December 2022 19:41

Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se gjatë këtyre viteve në opozitë, PD e drejtuar nga Basha ka tradhëtuar interest e qytetarëve dhe ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.

 Ai shtoi se kjo forcë politike u shndërrua në një fasadë të një qeverie që sipas tij kalonte nga dështimi në dështim dhe nga vjedhja në vjedhje.
 
 

Sipas Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në kupolën e lartë drejtuese të PD-së po bëheshin plane për bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm, i largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005 dhe në vitin 2013 garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike. Shtatë vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh ën opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve.

Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në. Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal.

Dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshem i qytetarëve shqiptarë, u tradhëtua. U shkelmua. Për interesa më të ulëta dhe meskine. Vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS-së së Edi Ramës. Në një kohë që demokratët e demokratet ndoshta qanin edhe me ngashërim për rezultatin, në krahun tjetër bëheshin plane për bashkëqeverisje me Edi Ramën.”, u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...