Atentati i parapërgatitur, dalin pamjet e Gert Shehu duke pritur Berishën në trotuar

Hënë, 12 December 2022 16:08

Ai duket i vetëm duke ecur në bulevardin ‘Zhan Dark’, madje ulet dhe pushon në trotuar. Ky pozicionim i tij përkon me vendin ku ndërmori aktin e paprecedent.Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që 31-vjeçari të ketë qenë brenda rrethimit të selisë blu.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje të tjera të kamerave të sigurisë duke përcaktuar internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu.

Euronews mëson se gjatë paradites, ai ka vizituar xhaminë e tabakëve, ka kryer ritualin fetar të faljes duke respektuar rregullat e besimtarëve dhe respektimin e stafit, pasi kishte mbërritur me vonesë.

Gert Shehu mësohet se ka lanë Spitalin e Traumës. Burime nga policia thanë se ai është dërguar në paraburgimin '313'. por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut.

Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes mendore.

Ndaj Gert Shehut janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Kreu i PD Sali Berisha thotë se ai është një agjent i infiltruar i policisë kriminale, akuzë që është hedhur poshtë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku por edhe e ëma e agresorit, në një intervistë për Euronews Albania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...