Tritan Shehu: Ballkani i Hapur solli kërcënimin e Serbisë ndaj Kosovës, nxitet nga Rusia

Tuesday, 13 December 2022 08:27

 

Deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se rënia e idesë së Ballkanit të Hapur, ku Serbisë i ishte caktuar një rol dominant në rajon, po bën që Beogradi të provokojë konflikte me Kosovën.

Në Çim Peka Live, Shehu tha Serbinë e nxit Rusia për të zgjeruar zonën e konfliktit drejt Ballkanit Perëndimor.

 

Tritan Shehu: Serbia po krijon konflikt në mënyrë artificiale me Kosovën. Serbia është e nxitur nga Rusia e cila i ka hyrë një aventure të tillë në Ukrainë dhe kërkon të zgjerojë zonën e konfliktit dhe terreni më i përshtatshëm është Ballkani Perëndimor. Instrumenti është Serbia që tenton përmes Republikës Srbska dhe Veriut të Kosovës. Pse të mos themi që kjo precedentën e ka kur u diskutua ndryshimi i kufijve? Si dhe përmes idesë që t’i jepej Serbisë një dominim në rajon me Ballkanin e Hapur. Dhe tashmë kur duket se këto ide duket që kanë mbaruar, Serbia po hedh provokacione e nxitur nga Rusia. Serbia fytyrën e ka nga Rusia, të mos kemi iluzione. Serbia kërkon edhe të pengojë integrimin tonë në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...