Vjedhja me inceneratorët, gazetari: Bllakon e kthyen me helikopter nga arratia, pas ndërhyjes së amerikanëve

Tuesday, 13 December 2022 09:15

 

Analisti Enton Abilekaj, ka deklaruar se ish deputeti Alqi Bllako, para se të arrestohej, u arratis, i ndihmuar edhe nga forcat operacionale, por u detyrua të kthehej pas ndërhyrjes së amerikanëve.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Abilekaj tha se Bllakon e nxorrën nga territori i Shqipërisë para se të arrestohej, por amerikanët ndërhynë duke kërcënuar se për këtë do të mbanin përgjegjësi autoritetet shqiptare, ndaj ish deputeti u kthye urgjentisht me helikopter.

 

"Ne kemi patur drejtësi të korruptuar dhe të varur nga politika. U mendua që kjo reforma e re të mos varet më nga politika dhe parlamenti, të ketë mekanizëm vetërregullues.
Një element që duhej bërë, ndodhi që amerikanët, nuk mund ta linin dhe t’ja varnin sërish mëlçitë ujqërve në qafë. Pra, amerikanët u ftuan të merrnin pjesë, edhe si ekspertë edhe si donatorë. Në këtë klasë politike të korruptuar, pjesëmarrja amerikane është lajm i mirë. Kjo nuk është gjë e keqe, është ndihmë për Shqipërinë.

Tani vijmë te një reformë, që u la të merrej në dorë nga një parti e vetme. Kemi sot këtë gjë, që konkurenca në reformën në drejtësi, është midis Ramës dhe amerikanëve. Deri tani, ka fituar Edi Rama. Para tre vjetësh kreun e SPAK e vuri Rama. Dosjet e mëdha kanë dështuar. Për dy arrestime te inceneratorët, vajti disa herë Yuri Kim atje.

U detyrua ambasada amerikane, që të thoshte nëse largohet Alqi Bllako do t’ju akuzoj ju. Për të mos u prishur me ambasadën amerikane, e kthyen me helikopter, pasi e nxorrën jashtë me operacionalen Alqi Bllakon. Alqi Bllako doli jashtë dhe amerikanët ndërhynë.

Abilekaj komentoi gjithashtu deklaratën e paprecedent të Ministrisë së Jashtme, ku thuhet se kanë nisur porcedurat për zëvendësimin e Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati, deklaratë që u interpretua gjerësisht si përpjekje e Ministrisë për të dobësur rolin e Kim në muajt që i kanë mbetur në detyrë.

"Një pjesë e madhe e ambsadorëve shqiptarë janë jashtë mandatit dhe MEPJ nuk jep asnjë shpjegim për këta. Janë të gjithë jashtë mandatit. Keni dëgjuar gjë të thotë MEPJ cfarë ndodh? Në këto kushte, na jep informacion për ambasadoren Kim, kur ne kemi parë që Rama dhe ambasadorja, kanë patur shfaqje publike të pakënaqësive. Rama u largua kur fjalën e mori ambasadorja për drejtësinë.

Ne kemi një gjë që nuk shkon. Para se të ndodhte ky njoftim, Yuri Kim kishte thënë që nuk do të lejojmë që të dështojë zgjedhja e kryetarit të SPAK dhe ai të jetë politik.

Në kulmin e kësaj situate, ku influence në drejtësi e zotit Rama, po përplaset me të vetmen influencë që e konkuron, pra influenca e SHBA-ve, për të shmangur këtë influencë, kemi këtë njoftim, pra që kjo është duke u larguar.

Më mirë t’ja kishin bërë njoftimin e anëtëraëve të KLP, pra që kjo po largohet dhe mos e dëgjoni", deklaroi Abilekaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...