Skandali në doganë, Balliu: Hajdutët as janë arrestuar dhe as janë pezulluar

Tuesday, 13 December 2022 11:00

 

Doganierët e Durrësit, të cilët janë denoncuar publikisht ditët e fundit, duke marrë ryshfet dhe si të përfshirë në një skemë korruptive afatgjatë, vazhdojnë të pashqetësuar detyrën e tyre, pasi qeveria dhe as organet e hetimit nuk kanë lëvizuar nga vendit për të trajtuar rastin.

Klevis Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, e konsideroi këtë qëndrim si “çmenduria e radhës në qeverinë e absurdit”.

 

“Hajdutët e doganave që janë kapur në flagrancë nga gazetarë kurajozë, - shkroi Balliu në FB. - të cilët demaskuan korrupsionin e Doganave të drogës, as janë pezulluar nga detyra dhe as nuk janë arrestuar nga Policia.

Ky akt mosveprimi fakton që korrupsioni nuk është armik por është frymëzim, është kriter në këtë administratë. Kush vjedh më shumë ngjitet më lart në hierarkinë e qeverisjes që institucionalizoj korrupsionin. Vëllai i këshilltarit të Ramës mund të kapet duke vjedhur apo në çdo lloj krimi tjetër por ai nuk preket. Ndërkohë shqiptarët janë arrestuar për 500 lek të vjetra sepse nuk kishin faturë tatimore.

Kjo është qeveria që korrupsionin e ktheu në mision, vjedhjen e ktheu në kriter dhe krimin e ktheu në ligjin e vendit. Anti-ligji duhet larguar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë,” theksoi politikani demokrat në përfundim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...