Tritan Shehu për tensionet në veri të Kosovës: Lufta do të nisë nëse…

E mërkurë, 14 December 2022 08:23

 

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se përgjegjës për krijimin e tensioneve në veri të Kosovës është Serbia e mbështetur nga Rusia. Ai u shpreh se nuk beson që do të ketë një konflikt në Ballkan dhe se Serbia do të ngelë në nivelin e provokacionit, kjo pasi NATO dhe partnerët nuk do ta lejojnë.

Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se futja e ushtarëve në Kosovë, akt për të cilin kanë paralajmëruar udhëheqësit serbë, do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re.

 

“Përgjegjësia e situatës së tensionuar, shovinizmit, agresionit megalonomisë serbe, të nxitur nga Rusia. Fatmirësisht gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë ndërkohë pasi një vatër e re konfliktesh në rajon do të kishte nisur edhe më parë.

 

Tentohet të tregohet se problemi është në Kosovë, problemi është në Serbi. Serbia që ka një afrimitet të madh me Rusinë dhe kjo do të zgjasë, mbase pas disa dekadash do të behet por tani është dhe ky është problemi, nuk është problem targat.

Politika shqiptare ka bërë gabime, siç ishte diskutimi për shkëmbim territoresh që i shkonte për shkak Vuçiçit. Është marrëdhënia e Ramës me Vuçiçin gjithashtu. Vuçiçi dhe Serbia mendoj se do të ngelë në nivel provokacionesh dhe të krijojë një imazh në psikologjinë megaloserbe, që po luftoj për Kosovën dhe Serbinë e madhe.

Do ketë provokacione por nuk besoj se NATO dhe aleatët do të lejojnë. Futja e ushtarëve në Kosovë do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re”, ka deklaruar Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...