VOA/ Dhoma Amerikane: S’ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve dhe konkurrencës së pandershme

E mërkurë, 14 December 2022 11:49

 

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e Biznesit për vitin 2021-22, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëlllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri.

Indeksi vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë shënoi një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me një vit më parë (+3.77), e lidhur kjo më së shumti me hapjen dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID 19, kur bizneset u ndërprenë për një periudhë të gjatë.

 

Por të anketuarit theksojnë se klima e biznesit është një çështje sfiduese për ta, sepse shumica e problemeve të ngutshme janë të vjetra dhe të parregulluara ndër vite.

Autorët e Indeksit theksuan se nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve dhe konkurrencës së pandershme.

Të anketuarit pohojnë se shqetësimet e tyre kryesore e të përhershme, dhe që janë përkeqësuar këtë vit, janë mungesa e punonjësve të kualifikuar, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i korrupsionit.

Indeksi thekson se emigrimi i lartë po dobëson fuqinë punëtore, dhe është kthyer në shqetësimin më kryesor të bizneseve aktualisht.

Pjesa dërrmuese e kompanive pohuan se ecuria e tyre po dëmtohet ngaqë e kanë përherë e më shumë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar, tregues ky i përkeqësuar me -9 pikë, në krahasim me një vit më parë.

Indeksi regjistron tregues të përkeqësuar më tej edhe sa u përket problemeve të vjetra të klimës së biznesit si monopolet dhe konkurrenca e padrejtë" (-2.95 pikë), korrupsioni (-0.79 pikë), burokracia qeveritare" (-1.64 pikë) dhe zbatimi i ligjeve (-1.32 pikë).

Të anketuarit pohuan se praktikat e drejta, të barabarta dhe transparente janë ende larg nga shpresat e kompanive dhe investitorëve.

Perceptimi i një pjese të madhe të anketuarve është negativ edhe sa u takon politikave dhe shërbimeve bankare, si dhe mbi sigurinë e financimit për zhvillimin e biznesit.

Vlerësimi për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet e taskave u përkeqësua (-2.52 pikë), po ashtu si edhe për ministritë (-1.57 pikë).

Indeksi theksoi nevojën urgjente për të luftuar korrupsionin, monopolet, pabarazinë dhe konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale në partneritet midis autoriteteve publike dhe sektorit privat, duke vendosur zgjidhje afatgjata për një klimë të re dhe të qëndrueshme biznesi.

 

Modifikuar më E Enjte, 15 December 2022 08:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...