"Çështje e parë që duhet vendosur sot dhe në të ardhmen. Investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e këtij kombi është ai në arsim dhe kulturë. Do i japim prioritet të jashtëzakonshëm arsimit që sot është një sektor i nënfinancuar. Prioritet për qeverinë nuk janë studentët e mësuesit por oligarkët.
Paratë shkojnë për PPP, për rrugë që nuk bëhen kurrë. Atje shkojë paratë që vidhen që duhet të shkonin për pagat e pedagogëve, për studentët dhe përmirësimin e kushteve në universitetet tona."-tha Meta