“Jemi bërë vend bananesh”/ Berisha për zgjedhjen e Gent Ibrahimit në Kushtetuese: I pari që ONM-ja i doli kundër! Dhjetra mijëra euro dhurata, i bëj thirrje Presidentit të SHBA-së…

E Enjte, 15 December 2022 09:29

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Gent Ibrahimit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së këtë pasdite, Berisha tha se ONM-ja i ka dalë kundër përfshirjes së Gent Ibrahimit në sistemin e drejtësisë.

 

Sipas ish-kryeministrit, Ibrahimi ka marrë dhjetra mijëra euro dhurata, ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët që punojnë ndershmërisht, janë larguar nga sistemi.

Berisha iu kthye me akuza dhe ambasadores Yuri Kim. Ai i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së, Joe Biden që të ndalojë ambasadoren.

Berisha: Duhej që shqiptarët të mos kishin një forcë sovrane politike. Kjo është forca më e përkushtuar vokacionit perëndimor. Kurrë nuk do mbrojmë parimet tona nëse nuk themi gjërat siç janë. Jemi në një betejë. Kjo betejë nuk zgjidhet duke nëpërkëmbur forcën tonë politike. Rama është peng e dosjeve të tij. Nuk mund të ndodhë kurrë. Kjo është një republikë bananesh.

Është një turp. I bëj thirrje Presidentit të SHBA-së dhe qeverisë amerikane të ndalojnë ambasadoren e tyre për të trajtuar këtë vend siç po e bën. S’mund të pranojmë bananizimin e vendit. Nuk mund të bëjhet kështu, ka një normë, ka disa parime. Nuk ia bën dot kurrë një vendi këtë. Sot e quante historike zonja.

A e dini që Gent Ibrahimni, është i pari që onm-ja ka qenë kundër përfshirjes së tij për shkak të karakteristikave në sistemin e drejtësisë. Genti Ibrahimi ka qenë dakord 100% që asnjë që merret me reformën e drejtësisë të mos zgjidhet. Ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Merrjani sa i ka. Nga prilli. Në një kohë kur një gjykatëse ja kishte mbledhur i ati rrogën, nuk ia quajnë. Ndërsa këtij dhjetra mijëra euro. Dhe na thotë historike zonja. Kujt ja thua këtë zonjë. Çfarë i quan shqiptarët tij. Kujo mund të ndodhë vetëm në republikën e Bananeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...