Berisha: Ardian Dvorani duhej në burg, Rama e çon në Gjykatën Kushtetuese

E mërkurë, 21 December 2022 16:56
 
 

Kandidaturën e Ardian Dvoranit për t’u votuar në Kuvend si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si figurën që simbolizion korrupsion në drejtësinë e vendit.

Para nisjes së seancës plenare, Berisha akuzoi Dvoranin se ka fshehur pasurinë e tij, si dhe iu bëri thirrje deputeteve të Kuvendit që ta rrëzojnë me votë këtë kandidaturë.

Berisha teksa beri me dije ndërhyrjet Yuri Kim në sistemin e drejtësisë, theksoi se do të informojë edhe SHBA –në për manipulimet  që diplomatja amerikane ka bërë ne favor të Dvoranit

Sali Berisha denoncoi faktin se mazhoranca socialiste po pengon miratimin e rezolutës së propozuar nga opozita që dënon gjenocidin serb në Kosovë

Lideri I opozitës deklaroi se Rama është antishqiptar, pasi sipas tij kreu I qeverisë Rama ka urdhëruar shembjen e përmendores në kujtim të gjenocidit serb në Lumë.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...