Berisha: Keni vjedhur 122 miliardë lekë brenda 9 muajve, më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri!

E Enjte, 22 December 2022 16:09

Të dashur qytetarë dhe qytetare, që ndiqni këtë seancë. Zonja dhe zotërinj deputetë!

 Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave strikte zyrtare të Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliardë lekëve nga këta që qëndrojnë që nxijnë prapa shpinës sime, dhe vartësit e tyre.

Nuk është kjo një shifër që del nga opozita. Kjo është një shifër që del nga institucioni zyrtar kushtetues i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliardë lekë. Keni vjedhur 30% më shumë se shumë se t gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet dhe kjo nuk është për të gjithë vitin, por vetëm brenda 9 muajve të parë të vitit 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku.

Keni vjedhur, sepse nga 20 tendera, sepse zhvilluat në 8 vite, nga viti 2005, nga viti 2013 keni zhvilluar 280 tendera sekrete për të vjedhur. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave ia keni dhënë atij që keni dashur, pa garë. Keni vjedhur, sepse 61% të tenderave sipas Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë me çmim maksimal.

Ku janë këta hajdutët që ikin nga mbrapa, moj zonjë?! Pse nuk kanë kurajo të rrinë po kanë frikë të rrinë nga vjedhjet e tyre?! Do t’ua plas të gjitha këtu në Parlament dhe dil ti këtu mbroji ata!

Kush i vjedh këto? Kush e ndërton rrugën me 24 milionë euro kilometrin? Cili e bën këtë? Kush e shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro? Kush e bën këtë? Jo moj këto i bëjnë! Po më të bardha janë karriget pa ata, sesa me ata, që vjedhin në këtë mënyrë.

Mjerojnë! Shqiptarët po ikin çdo ditë.

Keni vjedhur, sepse në një rast unik në botë, në planet, një kompani së cilës i janë arrestuar dhjetëra e dhjetëra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro. Vazhdon të marrë çdo javë 1 milionë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. Se kurrë nuk mund të ndodhte, se SKAP-i i partisë nuk guxon ta bllokojë. Nuk guxon ta konfiskojë. Nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e tmerrshme të përditshme të Edi Ramës dhe planit të tij me djegësat.

Keni vjedhur dhe vidhni botën, mor! E keni marrë vesh, apo jo? 2,2 miliardë janë vjedhur me Bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës. Amant Josfi bën kërdinë në Spanjë, në Gjermani, në Itali dhe e përcollët njëlloj. Kush e përcolli? Olsi Rama e përcolli në Dubai. Kush e përcolli Genti Xhixhon në Kubë? Olsi Rama e përcolli me makinën e tij, Padronin e Xibrakës.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme!

Nga zonja janë transformuar në Manonesko të pamëshirë, se ajo ishte edhe romantike në veprimet e saj, kurse  këto nuk ngopen në asnjë mënyrë, në asgjë. Shiko çfarë thotë kjo? Po përçani veriun nga jugu. Po ka mendje njerëzore në Shqipëri që t’i lejojë vetes që të investojë 350 milionë euro Lekaj-Fier, në një rrugë që nuk ka absolutisht asnjë problemë trafiku, përveç rrethrrotullimit afër Kolonjës së Lushnjës, në një kohë kur rruga, me trafik më të madh pas Rrugës së Kombit, rruga Lezhë-Shkodër lihet në mëshirë të fatit?! Dhe habitet kjo, habitet, që kryeson pas Ramës tani pas vjedhjeve në Shqipëri. Sepse flitet për hidrocentralet. Shet injorancë dhe hajni këtu.

Në një akt të turpshëm, korruptiv, hoqi rentën Edi Rama, një kusht i Organizatës së Federuar në OKB. Dhe kjo habitet, kërkoni edhe shpërblim për energjinë që prodhon. Po si të mos kërkojë shpërblim ai? Që ia ke transformuar jetën me liqenin që ke ndërtuar aty. Shet injorancë. Po hajnia të verbon mo. Hajnia s’të lejon me pa asgjë! Të dëgjosh asgjë!

Po si mund të thotë një ministre, më thoni ju mua, pretendoni të përfitoni nga energjia. Po s’do mend çdo njeri do përfitojë nga pasuritë që nxjerr aty, janë lokalë, janë kombëtare. Lokalët do përfitojnë. Kombëtarët do përfitojnë. Këto janë rregulla.

Ndaj edhe buxheti i 2022, do mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare. Si buxheti i shpërdorimeve dhe abuzimeve më të mëdha.

Nqs shqiptarët sot festojnë këtë vit dhe këto Krishtlindje në këtë gjendje, festojnë sepse ju vidhni, vidhni dhe vidhni me xhepa, vidhni me valixhe, vidhni, me çdo mjet, nuk ngopeni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...