Berisha: Betim solemn, do t’i japim vendin që meriton cilitdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve

E Enjte, 22 December 2022 18:37
 
 

"32 vite më parë sollëm në Shqipëri pluralizmin politik në vendin më monist të botës, pas 32 vitesh sollëm pluralitetin brenda partisë, duke dëshmuar qartë se përkushtimi ynë për lirinë nuk ka të sosur dhe nuk do të ketë të sosur kurrë. Zhvilluam primaret".

 

Kështu u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha gjatë takimi me demokratët e Kavajës, në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD. 

"Kudo që unë kalova nëpër Shqipëri, nga ju kishte vetëm një kërkesë; që ju të zgjidhnit drejtuesit tuaj me votën tuaj, qeveritarët tuaj me votën tuaj. Dhe ne këtë e bëmë realitet dhe ky është realiteti më pozitiv që ka futur PD që nga themelimi i saj e deri më sot", tha Berisha.

"Sot ne jemi në shumë aspekte në një situatë tejet të komplikuar. Sot kemi përballë një regjim që njëlloj si ai që përmbysëm në vitin 1990, nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Sot kemi një qeveri e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë shtetërore, për blerjen, bluarjen, thërrmimin, shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj, çdo parim të një shoqërie të lirë. 

Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer sistemin e patronazhistëve njëlloj si dikur, sistemi i patronazhistëve të frontit demokratik ç’njerëzor. Celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit që terrorizonin qytetarët para se të votonin. Sot kemi një qeveri e cila me banda, para krimi dhe droge, blen qindra, mijëra vota. Por sot ne jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë. Revolucioni ynë, pas rikthimit të lirisë brenda PD-së, votës së lirë brenda PD-së, do të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne. 

Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve. Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë.

Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit. Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...