Votimi për Dvoranin/ Berisha: Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia

Premte, 23 December 2022 14:20

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e patë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS

 
 Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë.
 

Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.

Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga.

Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...