‘Spastrime në SHISH, ish-sigurimsit bëjnë ligjin’- Berisha publikon mesazhin e oficerit

Saturday, 24 December 2022 16:01

“Oficeri dixhital i SHISH informon: spastrime në SHISH, ish-sigurimsit bëjnë ligjin,” – shkruan Berisha në Fb dhe vazhdon: - “Kashani, një militant i verbër është shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi. Ai po e shndërron SHISH në një organizatë politike. Për më shumë hollësi lexoni mesazhin e oficerit dixhital.”

 Mesazhi i ardhur kreut të PD-së

“Përshëndetje Doktor! Po ju informoj për zhvillimet e pashembullta gjatë kësaj jave në SHISH.Helidoni, para rreth një jave, u kthye nga Amerika në SHISH, në zyrën e tij, duke besuar se ishte Drejtori i SHISH.

Zëvendësi i tij vajti tek Rama për t’u ankuar dhe të premten e kaluar, në prani të Këshilltares për Sigurinë të kryeministrit, Vlora Hysenit, Helidoni u përzu nga badigardë të saj me forcë nga zyra e tij dhe më pas u detyrua po me forcë të bëjë një delegim njëjavor për zëvendësin e tij që të ushtronte kompetencat e drejtorit për 1 javë deri sot.

Sot, Helidoni e delegoi Zv/drejtorin të ushtrojë kompetencat e Drejtorit deri më datë 10.6.2023. Dhe, po sot jep dorëheqjen?!

Para rreth 1 muaji, Zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit të Drejtorit të SHISH. Një natë para kthimit të Helidonit nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesorë në SHISH, që njiheshin si krahu i Helidonit, që u ulën në detyrë.

Në lëvizjet që janë bërë dhe po bëhen me personelin, Zv/drejtori mbështetet tek punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit (S.K, A.K, B.S, A.L….)

Zv/drejtori i SHISH, ekstremist politik që vjen nga Kryeministria, i trajnuar në Turqi me fonde të dyshimta. Pjesëmarrja e vet zv/drejtorit të SHISH dhe nxjerrja e SHISH në një organizim politik, mitingu i PD, domethënë që SHISH i përdorur politikisht.

Çdo veprim i bërë, qoftë dhe emërimi i zv/drejtorit të SHISH, është bërë në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve strategjikë dhe NATO. Kjo dëmton rëndë besueshmërinë e SHISH tek partnerët strategjikë dhe aleatët evropianë të NATO.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...