'Rilindja' paguan 80 mijë euro në ditë për inceneratorët, po nuk jep 16 mijë lekë për invalidët!

Saturday, 24 December 2022 16:09

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjitshëm i PL-së, deklaroi: “Solidaritet dhe mbështetje të plotë për kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të personave me aftësi të kufizuara në Elbasan që kanë hyrë në grevë urie në prag të festave të fundvitit për shkak se Qeveria e pashpirt u ka hequr padrejtësisht ndihmën mujore, duke i tallur, mashtruar dhe braktisur në hallin e tyre

 
 "Rilindja" që paguan 80 mijë euro çdo ditë pronarët në arrati të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, që vjedh edhe kafshatën e jetimëve, që zhvat miliona euro me koncensione, PPP, tendera sekretë dhe rrugë të florinjta, por që nuk jep 16 mijë lekë në muaj për invalidët nuk meriton më asnjë ditë të qëndrojë në pushtet,” theksoi Blushi.
 
Greva e paraplegjikëve, babai i një vajze: Na detyruan, se as Shëndetësia, as KEMP-i nuk na përgjigjen
 

Gazetari i SYRI TV në Elbasan, Migen Sejdini, ka hyrë sot në ambientet e grevës së urisë së paraplegjikëve të këtij qyteti, pasi ata nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e përgjysmimit të ndihmës ekonomike me Ministrinë e Shëndetësinë. Atyre iu është hequr ndihma që marrin për higjieno-sanitaret dhe një pjesë tjetër e kanë nxjerrë nga grupi i përjetshëm, të pashërueshmit, duke i kaluar në grup të parë të KEMP-itNjeir prej tyre shpjegoi: "Ne u futëm para një jave në grevë urie. Na thanë për të bërë një takim në Tiranë. U nisën drejt Tiranës drejt Shërbimit Social për të bërë takimin, po takimi u anulua dhe na dërguan tek KEMP-i Epror. I pritëm një orë e gjysmë, na nxorën një përfaqësues dhe nuk na dhanë asnjë lloj përgjigjeje.  Na gënjyen! prapë”

Gazetari Sejdini tregoi se për grevën e urisë të është sjellë vetëm ujë dhe sheqer për ata që do të qëndrojnë aty deri në vazhdimin e kërkesave. Shqetësimi i tyre është se ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga organet zyrtare për problemin që iu kanë hapur, po ato vetë.

Babai i një vajze, e cila ka hyrë në grevë dhe ai po i qendron pranë, shpjegoi: “Ne kemi vendosur të hyjmë në grevë urie sepse u hoq e drejta e invaliditetit të grupit të parë, që janë paraplegjikë dhe përgjigje s’kemi marrë nga Tirana dhe jemi detyruar të hyjmë në grevë urie që të na japin atë që na takon se me ligj nuk kanë të drejtë këta të rikthehen prapë, të rikomisionohen se janë të mbaruar për çdo gjë. Janë me grup të përjetshëm, këta nuk kanë shërim sa të kenë frymën  gjallë. Për këtë arsye ne vendosëm ta zgjidhim problemim me grevë urie, sepse ndryshe nuk po e marrim dot përgjigjen siç u takon. Unë fëmijët tim e kam çuar në Gjermani për ta shëruar dhe më kanë thënë doktorët gjermanë se ky fëmijë nuk rregullohet më se kështu ka lindur. Kam vajzën.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...