KFOR për tensionet në veri: Po planifikohen takime mes palëve

Hënë, 26 December 2022 15:05

 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve të përfshira, teksa ka njoftuar se po e heton incidentin që ka ndodhur të dielën mbrëma në Zubin Potok.

KFOR-i nuk ka bërë të ditur se për cilat palë bëhet fjalë.

 

Në njoftimin e KFOR-it është thënë se po punohet për zbardhjen e rrethanave të sulmit indirekt në afërsi të patrullës së KFOR-it, teksa është shtuar se është e rëndësishme që të shmangen veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta përshkallëzojnë situatën.

“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Incidenti me persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, thuhet në deklaratë.

Më tej është thënë se palëve u është kërkuar që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë “dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që ndikojnë në procesin e dialogut”.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në njoftim.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t'ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje./koha/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...