Koncesionet PPP në shëndetësi morën 34% më shumë financim se për kancerin

Tuesday, 27 December 2022 08:37

 

Kontratat koncensionare PPP kanë deformuar fondet buxhetore të dedikuara për shëndetësinë, pasi nëpërmjet tyre po financohen shërbime që nuk kanë në themel trajtimin e sëmundjeve të rënda me kosto për qytetaret dhe që shkaktojnë më së shumti fatalitete.

Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave të katër kontratat koncesionare PPP ne shëndetësi morën financime 30.8 milionë euro, në një kohë që fondet buxhetore për trajtimin e kancerit në të njëjtin vit sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishin vetëm 23 milionë euro.


Fondet buxhetore për trajtimin e kancerit janë pak më të larta se shpenzimet për sterilizimin e sallave kirurgjikalë me kontrate PPP.

Sipas të dhënave zyrtare fondet për kontratat PPP në shëndetësi në vitin 2021 ishin 34% më të larta se fondet për trajtimin e të sëmurëve me kancer në të njëjtin vit.

Teksa sëmundja ka përhapje të gjere përgjatë tranzicionit gjithashtu ka kosto të larta të trajtimit. Kjo sëmundje është e nëntrajtuar me fonde publike dhe shumë terapi të reja mjekimi inovative nuk janë përfshirë ende në listën e rimbursimit.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit, në Shqipëri humbin jetën nga kjo sëmundje 3500-3600 persona në vit.

Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.

Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore. Ato shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare). Çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona.

Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjec. Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste në 2018. Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qene ne rritje 3 gjate dekadave te fundit, kryesisht për arsye të rritjes së moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura më stilin e jetesës apo mjedisin. Kjo prirje është shprehur sidomos ne nivelin e përdorimit të shërbimeve shëndetësorë lidhur me sëmundjet tumorale.

Prirjet në kohe te incidences për lloje të ndryshme të tumoreve nuk janë të njëjta. Kështu tumori i gjirit dhe tumori kolorektal (zorra e trashe) duket se kanë qenë në rritje, ndërkohë që tumori i stomakut apo ai i mushkërive, megjithëse tradicionalisht mjaft të shpeshtë në vendin tone nuk janë duke u rritur. /B.Hoxha/MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...