Vjosa Osmani: Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, çështje orësh

E mërkurë, 28 December 2022 22:04
 

Osmani ka thënë se tashmë ka dakordim për këtë çështje. 

Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë ndërkombëtarë, unë jam e bindur që është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet veprim të menjëhershëm, por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtarë të sigurisë. Dakordimi tashmë është bërë, është çështje orësh, nuk mund të pritet më shumë”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.

Osmani ka thënë se Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar derisa Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga njerëz si Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin e Ivica Daçiç, për të cilët thotë se kanë mentalitetin e Millosheviçit.

Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90’ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit. Për fat të keq, gjithë rajoni. Vuçiq, Vulin, Daçiq e shumë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e që fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në njëfarë mënyre po e mbajnë tërë rajonin në tension”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka thënë se Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën dhe se “sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.

“Përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë, sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën. Ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen. Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë. Vuçiqi është duke e parë që as në negociata në dialog në Bruksel e as nëpërmet strategjive të tij të tjera të mbrapshta, nuk mund të arrij të marrë territor Kosove, në cilëndo prej strategjive”, tha Osmani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...