Nga Sali Berisha /Me Vjolën 'e mirë' që vjedh qytetarët, por ngroh xhepat e Lal Lekut dhe qeveritarëve të tjerë

E Enjte, 29 December 2022 14:55

 

Nga Sali Berisha - 14:35, 29/12/2022

Vjola Sterjo apo siç e thërriste me përkedheli Erion Veliaj, zyrtaren e vet, tek pozonte ëmbëlsisht në foto me të, u arrestua mbasi kishte vjedhur me mashtrim qindra e mijëra euro qytetarëve dhe biznesmenëve në Korçë dhe rrethe të tjera të vendit dhe sigurisht kishte ndarë trofenë e saj me eprorët e saj në qeveri apo në bashkinë e Tiranës.

Ajo, duke shfrytëzuar lidhjet e saj të ngushta me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe postet e larta që mbante vet në administratën e Rilindjes si drejtoreshë e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit dhe së fundmi drejtoreshë në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ishte shndërruar në një gjobëvënëse të pangopur duke u premtuar viktimave të saj grante, fonde, kredi të buta deri në 1-2 milionë euro nga agjencitë qeveritare kundrejt një ryshfeti që arrinte sipas rastit edhe në 160 mijë euro.

Vjola e mirë e Erion Velisë është motra e nënkryetarit të bashkisë së Pogradecit, që është njëkohësisht drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizimeve. Ajo i përkiste gjithashtu grupit kriminal të patronazhistëve, terroristë të kuq.

 

Vjola e mirë është simotër e trafikantit të Taulant Ballës, Mehmet Grecës - person i burgosur 7 vite në Britani për trafikun e 40 kg kokainë dhe që u kap me euro, karta identiteti dhe lista në makinë me datë 21 prill 2021 në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani.

Ajo është simotër e patronazhistit trafikant Ndriçim Harka, të arrestuar si drejtues i një grupi të trafikut të kokainës në Gjermani, rasti i Vjolës së mirë të Erjon Velisë.

Si përfundim, regjimi i Ramës, Taulantit, Damjanit, Belindës, Vjolave, Grecëve, Harkave, është një kalbësirë kriminale që duhet përmbysur sa më parë.

(Foto të marra nga Lapsi.al)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...