Nga vjedhja e votave për PS në transport droge, pranga 28-vjeçares

Premte, 30 December 2022 12:19

 

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga arrestimi i patronazhistes së Tiranës, Viola Sterjo, kur një tjetër socialiste bëhet lajm kombëtar pas një operacioni policie. Bëhet fjalë për Erisa Feron, 28-vjeç që transportonte drogë nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut.

Në makinë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, të cilat i kishte sjellë nga Shkodra dhe do t’i kalonte për në Maqedoninë e Veriut.

 

E habitshme është që si Erisa Fero, edhe Viola Sterjo punonin në të njëjtin institucion, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndërkohë që Viola Sterjo kishte mashtruar disa qytetarë të Korçës dhe u kishte marrë qindra mijëra euro ryshfet, e arrestuara tjetër kishte menduar t’i bënte paratë duke transportuar drogë.

 

Në njoftimin për mediat, AKSHI sqaroi se “Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste” dhe se për të kanë nisur procedurat e shkarkimit.

Por si është punësuar Erisa Fero në një institucion shtetëror? Përgjigjia është tek aktiviteti i saj politik, që u zbulua në media pas arrestimit. Nëse Viola Sterjo kishte qenë patronazhiste e PS, Erisa Fero kishte qenë numëruese, madje e përfshirë edhe në vjedhjen e votave.

Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ. Për shkak se në komisionin ku bënte pjesë Fero, rezultati i votave ishte falsifikuar, KQZ ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë, mes të cilëve dhe Erisa Fero.

Policia tha operacioni ku u arrestua Erisa Fero dhe bashkëpuntorët e saj u krye nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës. Droga vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës”, informoi Policia e Korçës.

Punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero drejtonte makinen, që kishte në bagazh 58 kg kanabis. Së bashku me të ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe një 17-vjeçar me inicialet M.K./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...