Berisha: Ky ishte viti i monizmit, i varfërimit, vjedhjes dhe gjenocidit

Premte, 30 December 2022 12:53

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në konferencën e fundvitit, tha se ky ishte një vit i zi për shqiptarët, pasi u rivendos plotësisht monizmi.

“Edi Rama, duke dhunuar votën e lirë të shqiptarëve dhe me ndihmën e mafies së George Sorosit në rrafshin ndërkombëtar, kishte vendosur nën kontroll të gjitha pushtetet.


Jashtë kontrollit të tij kishte mbetur vetëm një institucion dhe ky ishte institucioni i presidentit. Me një procedurë antikushtetuese, Edi Rama uzurpoi edhe këtë pushtet, duke vendosur në Shqipëri, monizmin e plotë. Duke mbjellur në këtë vend dëshpërimin më të thellë, zhgënjimin më të madh.

Viti 2022 ishte viti i varfërimit më të shpejtë, të lemeritshëm të shqiptarëve. Ky varfërim ishte kryekëput i diktuar nga shpërdorimi dhe vjedhja e qeveritarëve.

Bordet komuniste të Edi Ramës u shndërruan në leva të vjedhjes së parave në portofolet e xhepat e qytetarëve përmes çmimeve që përcaktonin në interes të qeverisë dhe oligarkëve.

Punët publike në këtë vend realizohen me një kosto 8 herë më të lartë se mesatarja në vendet evropiane.

Vjedhja kulmohet mne rrëmbimin nga Rama dhe klani i tij, bashkë me arabin e vet, të pasurisë publike numër një të shqiptarëve, Portit të Durrësit.

Shqiptarët përjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej këtij viti si kombi më i vjedhur i planetit.

Viti që lamë pas ishte vit i një gjenocidi të vërtetë, i një spastrimi të llogaritur etnik të shqiptarëve. Çdo largim i njerëzve nga vendi, që ka në bazë kushtet e kalkulueshme për largimin e tyre, përbën veprim gjenocidal.

Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre u bënë popull i varkave. Skenat e La Manshit, që mbartin në vetvete potencialet tragjike të mëdha, shokuan jo vetëm Britaninë e Madhe, por mbarë Europën.

Edi Rama, me qëndrimin e tij, tregoi se është besnik i etërve të tij, po atë qëndrim, po atë fjalor mbajti ndaj atyre që i përzë nga Shqipëria.

Mijëra të rinj largohen nga Shqipëria se Edi Rama vret shpresën e tyre. Njëlloj si në vitin 1990, kur udhëheqësit komunistë i quajtën jashtëqitje e kombeve, Rama mori për hua etiketën e komunistëve,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...