Urimi hipokrit i Kim/ Berisha: Ky ishte viti kur u gropos totalisht drejtësia

Saturday, 31 December 2022 14:20

“Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, ajo vazhdon të ecë përpara,” tha Kim.

Por një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se viti 2022 ishte viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë
 

“Viti që lamë pas është viti i shkatërrimit përfundimtar të sistemit të drejtësisë. Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi. Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë.

Tre muaj më parë, në një poll krejtësisht të pavarur, dilte vetëm se 10.4 përqind e shqiptarëve besonin se SKAP-i i partisë është i pavarur politikisht, përkundrejt 59.6 përqind që e quanin tërësisht të varur nga partia. Pas betejës së fundit, Rama-guvernatorja Kim, edhe ky 10-përqindësh mendoj se merr fund. Kështu që sot nuk ka shqiptar se beson më ndryshe, veçse e sheh SKAP-in si një institucion, seksion të partisë së krimit,” tha Berisha.

Ai e akuzoi Kim edhe për përpjekje të paligjshme kundër opozitës shqiptare.

“Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj. Përdori, abuzoi dhe shpërdoroi, duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vet, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim. Përdori fuqinë e vendit të saj, për t’i diktuar opozitën kryetarin. Por ky është viti i opozitës, sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, u ngritën kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin në Shqipëri. Pavarësisht se ata përfaqësonin shtetet më të admiruara nga shqiptarët, SHBA dhe Britaninë. Opozitarët shqiptarë qëndruan dhe këtë vit u faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë, më të vërtetë se kurrë.

Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin. Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e cancel kulture. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë. Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë. Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues. U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi. Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë. Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...