Alda Klosi shumëfishoi pasurinë, për 6 vite shtoi 7 apartamente dhe qindra mijëra euro

E mërkurë, 11 Janar 2023 09:02

 

Ndonëse pretendon se pasurive të saj ia ka gjetur burimin, Alda Klosi ka një ndryshim drastik të pronave të saj pas marrjes së detyrës si zyrtare e lartë në qeveri. Në formularin e deklarimit të pasurive të bërë në vitin 2016 ajo ka treguar se ka 80 milionë leke të vjetra, duke përfshirë një gjysmë apartament, një makinë dhe një llogari bankare. Por pasi ka marrë detyrën Alda Klosi ka shumëfishuar pasurinë madje në shtëpi mbante shuma të mëdha parash cash e bizhuteri me vlera prej disa mijëra eurosh.

Pasuria e prej miliona eurosh e Alda Klosit është e vënë vetëm gjatë 6 viteve të fundit.

Në formularin e nënshkruar nga vetë Klosi, shihet se në datë 20 korrik të vitit 2016, kohë kur edhe është emëruar drejtoreshë në Ministrinë e Financave, znj.Klosi vetëdeklaron se ka në pronësi 50% të një apartamenti me vlerë 2.5 milionë lekë të reja.

Burimi i parave për të blerë këtë apartament, sipas pretendimit të Klosit, janë të ardhura të siguruara nga shitja e një apartamenti të prindërve të ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi.

Ndërsa në zotërim 100%, Alda Klosi deklaron se ka një auto-veturë tip ‘Toyota Yaris’, prodhim të vitit 2004, të cilën pretendon se e ka blerë 1 milionë e 800 mijë lekë.

Gjithashtu, Klosi, po në vitin 2016 deklaron se zotëron një llogari bankare ku ka 1 milionë e 800 e 40 mijë lekë gjendje. Të ardhura nga paga në një depozitë kursimi deklaron se ka 250 mijë lekësh.

Si anëtare e Bordit të Çështjeve të Mira në Lotarinë Kombëtare, Klosi ka siguruar 4 milion e 250 mijë lekë të ardhura, ndërkohë që deklaron se ka dhe një kartë krediti përmes të cilës ka përdorur 1 milionë lekë, që në formular rezultojnë si detyrime të pashlyera.

Nga ana tjetër, Klosi ka deklaruar gjithashtu se në emër të bashkëshortit të saj në atë kohë, Altin Klosi, rezulton të jetë e regjistruar dhe një pasuri e paluajtshme e llojit truall, me vlerë 90 milionë lekë, e blerë me të ardhura nga emigracioni.

Në dhjetë faqe formular, zyrtarja nuk pretendon të ketë shuma të mëdha parash në banesë apo edhe sende me vlerë të veçantë bizhuteri floriri, pikturë, sende dekorime të tjera.

Gjashtë vite më vonë, Klosi lë detyrën, por ndryshe nga ajo që ishte para se të merrte poste zyrtare, Alda Klosi pas marrjes së posteve të rëndësishme ka një sërë pronash të paluajtshme, por jo të përfituara nga të ardhurat e saj.

Formulari i deklarimit tregon se Klosi nuk ka investuar nga të ardhurat e siguruara nga postet e mbajtura në Ministrinë e Financave e Kryeministri, por ka katër apartamente, dy prej të cilëve rezulton se i ka të dhuruara.

Një tjetër pretendon se e ka blerë me paratë e përfituara nga shitja e apartamentit që zotëronte që në vitin 2016, ndërsa të katërtin e ka financuar me kredi bankare.

Makina që rezulton se zotëron në vitin 2021, është e të njëjtës markë, 'Toyota', por vlera e saj është 4 milionë e 800 mijë lekë, e blerë nga të ardhurat e përfituara nga shitja e automjetit të parë dhe duke shtuar një pjesë të të ardhurave të siguruara nga paga e përfituar.

Në të njëjtin formular, Alda Klosi rezulton të ketë një kredi të pambyllur në një prej bankave të nivelit të dytë, nga e cila ka pa shlyer 995 mijë lekë.

Përveç llogarive bankare e të ardhurave nga paga, Alda Klosi sërish nuk deklaron të ketë shuma parash kesh apo sende të tjera me vlerë, duke hedhur kështu poshtë pretendimin e bërë përmes një interviste në media, ku tha se gjithçka që iu vodh në banesë, e kishte të deklaruar.

Formulari i deklarimit të zyrtares së shtetit nuk tregon asgjë nga ato që u gjetën në banesën e saj, duke nxjerrë zbuluar gënjeshtrën e Alda Klosit!

Modifikuar më E mërkurë, 11 Janar 2023 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...