‘Paketa e madhe’ e Ramës përjashton studentët'/ Xhaferri: Skemë të manipulimit elektoral

Hënë, 16 Janar 2023 15:33

 

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës, ku sipas tij ‘Paketa e Madhe’ e prezantuar nga kryeministri ka përjashtuar studentët nga kategoritë përfituese.

Në deklaratën e tij nga selia blu, Xhaferri thekson se kjo ‘paketë e Ramës’ është një instrument elektoral në radhën e përpjekjeve të tij për të vjedhur zgjedhjet.


DEKLARATË E KRYETARIT TË FORUMIT RINOR TË PD, BESART XHAFERRI

 

Edi Rama ka prezantuar me pompozitet atë që e quan “Paketa e Madhe” sikur të ishte Big deal (Pakti i Madh) i Presidentit amerikan Lyndon Johnson.

Me siguri, dhe me të drejtë, paketa është e mirëpritur nga disa kategori të shoqërisë, edhe pse ajo nuk shkon dot as deri në nivelin e kompensimit të inflacionit apo indeksimit të çmimeve.

Shqetësimi i Partisë Demokratike lidhet me një faktor madhor të politikës dhe shoqërisë, një kauzë për të ardhmen e pluralizmit dhe të vendit.

A është paketa e madhe e Ramës një instrument elektoral në radhën e përpjekjeve të tij për të vjedhur zgjedhjet? Duke ditur se shumat e akorduara do të ndahen në nivel lokal, nëpër zyrat vendore të administratës publike, treguesit janë se shumat a alookuara do të konsiderohen si favore të qeverisë dhe bashkive, të cilat komandohen nga Partia Socialiste.

Si për një rastësi që duket e çuditshme, edhe shumat e caktuara janë 10 apo 20 mijë lekë, të njohura tashmë botërisht si tarifat që patronazhistët e Ramës u ofrojnë qytetarëve në këmbim të votës.

Si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përfaqësues i zërit të të rinjve, më alarmon mungesa e studentëve në listën e kategorive përfituese të “Paketës së madhe”.

Të gjithë e dimë se ka studentë që marrin bursa, sepse vijë nga familje të varfra apo studentë që punojnë pasditeve apo fundjavave për të mundësuar shkollimin.

Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarasinë dhe moskorruptueshmërinë.

Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.

Në njëfarë mënyre, ajo është amnistia fiskale e zgjedhjeve, gjetja e një mënyrë për të ligjëruar tarifat e blerjes së votës.

U bëjmë thirrje qytetarëve që t’ua marrin paratë, sepse nuk janë të Edi Ramës por tuajat: janë taksat që ai ua merr dhe ua kthen sikur t’u bënte favor. Duke qenë të tyret këto para ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos ndihen borxhlinj dhe as të favorizuar nga Edi Rama.

Paratë merrjani, por votën hidheni të lirë.

Vota juaj e lirë është instrumenti më i fortë për t’i dalë zot Shqipërisë, për ta ruajtur pluralizmin!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...