Berisha: Sot foli opozita e vërtetë. Edi Rama vendosi përjashtimin e 4 deputetëve

Hënë, 16 Janar 2023 20:37

Berisha tha për median, se opozita ka marrë vendimet e saj, që do të njihen hap pas hapi.

 
 Ai theksoi, se Rozeta u bë personazhi kryesor i parlamentit, duke iu referuar Rozeta Dobit të arrestuar për vjedhjen e më shumë se 500 mijë eurove në shtëpinë e ish-këshilltares së Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.

Prononcimi i kreut të PD-së, Sali Berisha jashtë parlamentit:

U kërkova që të dilnin këtu dhe të betohen se nuk ka qenë në shtëpitë tuaja. Asnjëri prej tyre nuk ishte i zoti të dilte dhe të thoshte që ajo nuk ka punuar në shtëpinë time. Bëri disa tentativa Niko Peleshi, por të paqarta. Pra, janë 600 mijë euro që presin autorësinë e ministrave dhe kjo është e vërteta. Është e vërtetë, ju e patë si u prish parlamenti sapo unë kërkova të dalë dhe të na thonë se ku ka punuar Rozeta. Faktikisht, Rozeta u bë personazhi kryesor i parlamentit sot.

Pyetje: Z. Berisha si do ta zgjidhni njëherë e mirë marrjen më mënyrë zyrtare marrjen nën kontroll të grupit parlamentar në mënyrë që të keni kohë për diskutime, sepse kjo është një situatë e përsëritur.

Berisha: Absolutisht pyetja më e drejtë, dhe o do e zgjidhë ky grup atë, sepse janë 620 mijë votues të cilët kanë votuar për opozitën e cila nuk ka asgjë tjetër në dorë përveç kontrollit dhe fjalës. Këta kontroll s’duan të na lejojnë, fjalën s’duan të na lejojnë, ne do ti fitojmë të dyja.

Pyetje: Si do ta zgjidhni...

Berisha: Këtu do jeni siç i zgjidhëm sot.

Pyetje: Po protesta do të ketë z. Berisha, aksione të tjera...

Berisha: Të gjitha format, por sot ju e patë. Sot foli opozita. Sot pra foli opozita dhe çështja që shtron Ambrozia është shumë e drejtë, sepse këta përpiqen me çdo kusht që opozita të mos flasë, përpiqen që të kufizojnë, por nuk e do ta realizojnë dot më. Mori fund kjo. Tani ne kemi marrë edhe vendimet tona dhe ju do të i njihni ato dora dorës.

Parlamenti është tribunë si e qeverisë, edhe e opozitës. Opozita e përdor vetëm për transparencë dhe kontroll. E morët vesh ju aktin e fundit. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të marrë dhe të përjashtojë 4 deputetë të opozitës nga grupi parlamentar. Nuk mund të ndodhë në histori këtu, përveç se në Shqipëri. Atëherë ne do të ju përgjigjemi. Qytetarët që kanë votuar për opozitën do ti përgjigjen me të gjitha format demokratike. Një gjë ju garantoj, që nuk do të mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala e opozitës në parlament.

Pyetje: A do të kemi një protestë kombëtare të afërt? 

Berisha: Në fakt më e afërta nga mendoni ju do të jetë.

Modifikuar më Tuesday, 17 Janar 2023 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...