Berisha: Rama mban peng zbatimin e vendimit të gjykatës për PD, urdhëroi shpalljen palë të Alibeajt

E Enjte, 19 Janar 2023 20:39
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se forca politike që ai drejton është e përgatitur për në zgjedhjet e 14 majit.

 

Berisha akuzoi Edi Ramën se po mban peng zbatimin e vendimit të 25 marsit 2022 të gjykatës së Tiranës, për zbardhjen në regjistrim e shoqatave dhe partive politike, të ndryshimeve në Partinë Demokratike.

 Unë mendoj se opozita në këto zgjedhje, vjen më e përgatitur se kurrë më parë, sepse vjen pas një procesi primaresh, një përzgjedhje në mënyrën më transparente të kandidatëve të saj për kandidatët e saj për bashkitë e vendit. Dhe kjo përbën forcën më të madhe të opozitës.
 
 

Natyrisht opozita ndodhet para një akti të paimagjinueshëm. Cili është ai? Në çdo shoqëri të lirë, njerëzit janë të lirë të krijojnë shoqata dhe parti politike. Në shoqëritë e lira, regjistrimi i shoqatave dhe partive politike bëhet në gjykatë, për tu garantuar një lloj pavarësie nga ekzekutivi. Në diktatura regjistrimi bëhet në ministritë e drejtësisë. Ne kemi pasur në diktaturë shoqatën e kardiologjisë e cila kishte statutin dhe ishte e regjistruar në ministrinë e Shëndetëisë. Në përputhje me këtë ligj universal, PD e mbledhur në 11 dhjetor 2021 ka bërë ndryshime statutore, ka bërë ndryshimet e saj dhe siç e kërkon ligji, këto ja ka dërguar gjykatës. Gjykata pas një shtyrje, ka vendosur me 25 mars rregullsinë dhe pajtushmërinë me legjislacionin shqiptar se gjithçka është në përputhje me ligjet. Kudo ky vendim shkon automatikisht në regjistrin e partive dhe shoqatave politike.

 

Ky vetëm me kancelarin që nuk e lejon të zbatojë atë rregull universal, ky mban peng vendimin e gjykatës për të regjistruar forcën kryesore politike opozitare të vendit.

Edi Rama më tej ka urdhëruar shpalljen palë të një tjetri që nuk ishte kurrë palë në proces dhe kjo është një akt tmerrësisht i rëndë, i paimagjinueshëm që nuk mund të ndodhë, sepse çdo ndërgjygjësi ka palët dhe për këtë vendim përveç nesh që ishim palë, njeri mbi tokë nuk mund të bëhet palë.

Po secili nga ju të tre që jeni këtu ka të drejtë, nëse disponon dokumente dhe të dhëna të shkojë e të hapë në gjykatë një proces tjetër, se kjo palë ka mashtruar, por  jo të bashkëngjitet pa qenë palë, se kjo rrëzon çdo vendim gjyqësor’, tha kreu i PD-së, Sali Berishë në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...